top of page

Rreth nesh

​Prej 40 vitesh, Camelot® International Health Organization është lider në shumë vende të botës, duke kontribuar në zhvillimin dhe ruajtjen e shëndetit të njeriut që nga viti 1980. Si anëtare e organizatave ndërkombëtare dhe fabrikave amerikane që nga viti 1945, Camelot® ofron zgjidhje moderne dhe të bazuara në shkencë, duke ndërtuar një trashëgimi cilësie dhe inovacioni.

Në Kosovë, Camelot® është prezente në të gjithë territorin, me një ekip të përkushtuar dhe profesional, që siguron shërbim të shkëlqyer dhe zgjidhje të personalizuara për çdo familje dhe biznes. Prania jonë në çdo cep të Kosovës na bën partnerin ideal për sigurimin e ujit të pastër dhe të shëndetshëm.

splash-logo_c.png
​​Njerëzit Tanë

Një proverb i lashtë kinez thotë:


"Nëse dëshiron begati për dhjetë vjet, mbill grurë. Nëse dëshiron begati për njëqind vjet, zhvillo njerëzit."

Tek Camelot®, ne besojmë në talentet unike të individëve dhe punojmë për t’i zbuluar dhe promovuar ato. Si pjesë e familjes Camelot, çdo individ me pasion dhe dëshirë për sukses mund të bëhet një anëtar aktiv dhe i suksesshëm. Për këtë arsye, ne mirëpresim çdo individ që dëshiron të bashkohet në ekipin tonë, duke ndërtuar një komunitet të fuqishëm dhe të suksesshëm.

Marrëdhënia e Besimit

Për 40 vjet kemi qenë pranë jush. Marrëdhënia jonë nuk përfundon me një shitje, por fillon pikërisht aty. Ne dëgjojmë klientët tanë, vlerësojmë nevojat e tyre dhe u ofrojmë zgjidhjen ideale. Në Kosovë, ekipi ynë profesional siguron mbështetje të vazhdueshme dhe zgjidhje të përshtatura për klientët në të gjithë vendin, duke ndërtuar një marrëdhënie të fortë besimi dhe vlerësimi.

Pse të Zgjidhni Camelot?
  • 14 faza të filtrimit për pastërtinë më të lartë.

  • Certifikimet më të larta ndërkombëtare.

  • Studime shkencore ditore në laboratorët tanë.

  • Ekzaminim falas i parametrave të ujit.

  • Mbështetje dhe shërbim i dedikuar në të gjithë Kosovën.

Camelot® International Health Organization – cilësi dhe shëndet për një jetë më të mirë që nga viti 1980.

Camelot® filtra uji, prezenca globale

Siguro ujin e pastër që meritoni!

Zgjidhni Camelot dhe përfitoni filtrimin më të avancuar për shëndetin tuaj dhe të familjes suaj. Porosit tani dhe investo në një jetë më të shëndetshme!

+383 48 560 300

bottom of page