
Imperial Plus nga Camelot
Zbuloni teknologjinë më të avancuar të filtrimit me Imperial Plus nga Camelot. Ky filtër kombinon performancën superiore, dizajnin modern, teknologjinë Nano Ultiopor N66, dhe karbonin aktiv farmaceutik për të larguar ndotësit më të rrezikshëm. Duke ruajtur kripërat minerale të domosdoshme për shëndetin, Imperial Plus garanton ujë të pastër, të shëndetshëm dhe me vlera ushqyese për çdo familje. Transformoni mënyrën se si pini ujë me zgjidhjen më të besueshme për filtrimin e ujit në shtëpinë tuaj nga Camelot Kosova.
+383 48 560 100

Pse Imperial Plus nga Camelot® është zgjedhja më superiore për pastrimin e ujit?
Imperial® Plus: Filtri superior i Gjeneratës
së 5-të
Imperial® Plus ofron pastrim superior me 13 faza filtrimi. Teknologjia e karbonit aktiv farmaceutik nga arra e kokosit dhe membrana Nano Ultiopor dhe N66 me pore prej 0.1 mikron largon ndotësit si klori, metalet e rënda, pesticidet dhe shumë ndotës të tjerë. Është i vetmi në treg që ruan kripërat minerale dhe pH-në natyrale të ujit për shëndet optimal.


Eliminimi me sukses i ndotësve
Imperial® Plus largon ndotës si klori, metalet e rënda, pesticidet, bakteret dhe mikroplastikat përmes 13 fazave filtrimi me pore 0.1 mikron, duke garantuar ujë të pastër dhe të sigurt.
Ruajtja e kripërave minerale
Imperial® Plus është i vetmi që ruan kripërat minerale si kalciumi dhe magnezi, duke mbajtur pH-në natyrale dhe duke ofruar ujë të pasur me vlera për shëndet dhe hidratim të plotë.

Paisje e avancuar nga çeliku medicional
Imperial® Plus është i ndërtuar nga çeliku medicional, një material rezistent ndaj korrozionit që siguron jetëgjatësi dhe pastërti maksimale. Çeliku medicional garanton që uji të ruajë cilësinë dhe sigurinë e tij, duke parandaluar ndotjen nga materialet e jashtme dhe duke ofruar performancë të lartë afatgjatë.
Camelot®: Lider me
62 Certifikata Ndërkombëtare
Camelot® krenohet me 62 certifikata ndërkombëtare, përfshirë ato nga NSF (Standardet 42 dhe 53), WQA, IQNET, QIL, NEHA, dhe miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Kalifornisë, që dëshmojnë për cilësinë, sigurinë dhe performancën e produkteve tona në pastrimin e ujit.


Imperial® Plus: Kujdes për shëndetin dhe buxhetin tuaj
Imperial® Plus ju kursen 400–700 euro në vit dhe eliminon nevojën për ujë të ambalazhuar që dëmton shëndetin me kimikate toksike nga plastika. Duke garantuar ujë të pastër dhe të shëndetshëm, filtri mbron familjen tuaj dhe ndihmon ambientin duke reduktuar ndotjen plastike.
Imperial® Plus: Montim i lehtë dhe falas në tërë Kosovën
Imperial® Plus montohet lehtësisht mbi lavaman, duke ju ofruar ujë të pastër dhe të shëndetshëm pa komplikime. Shërbimi i montimit është falas dhe i disponueshëm në të gjithë Kosovën, duke e bërë këtë filtër zgjedhjen perfekte për çdo familje.


Organizata ndërkombëtare e shëndetit Camelot shpërblen me 300,000€ këdo që gjen ujë me cilësi filtrimi më të mirë se filtrat tanë.
Llojet e montimit të Imperial® Plus
1. Mbi lavaman montimi bëhet falas
Zgjidhja më e lehtë dhe praktike për montim. Montimi realizohet falas dhe përshtatet me çdo lavaman pa nevojë për ndryshime në instalime.

2. Nën lavaman me rubinet të dedikuar
Për ata që preferojnë një instalim të fshehur, duke ofruar ujë të pastër përmes një daljeje të dedikuar pranë lavamanit, ka kosto shtesë për paisje dhe hidraulikun.

3. Nën lavaman me Rubinetin Profesional tri dalësh Camelot
Montim i avancuar nën lavaman me rubinetin profesional të prodhuar nga Camelot, që kombinon elegancën dhe funksionalitetin për një eksperiencë premium, ka kosto shtesë për paisje dhe hidraulikun.

Zgjidhni liderin e pastërtisë dhe shëndetit
Me Imperial Plus nga Camelot, uji juaj është i pastër nga ndotësit më të dëmshëm, duke përfshirë klorin, plumbin, pesticidet dhe shumë substancat e tjera të rrezikshme, duke i ruajtur gjithmonë kriperat minerale që duhen trupit tuaj. Krijoni një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për familjen tuaj, duke zgjedhur filtrat më inovativë të ujit nga Camelot Kosova.


+383 48 560 100

Disa nga materiet më të rrëzikshëm qe filtri yne i pastron:
Heq Klorin
Filtrat tanë eliminojnë klorin dhe nënproduktet e tij, duke mbrojtur shëndetin tuaj nga ndikimet e rrezikshme, si sëmundjet e veshkave dhe problemet kronike.
Heq Pesticidet
Përmbajtja e pesticideve në ujë është një kërcënim i madh për shëndetin. Teknologjia jonë unike garanton eliminimin e tyre për një ujë të pastër dhe të sigurt.
Heq Manganin
Filtrat tanë eliminojnë manganin e dëmshëm nga uji, i cili mund të dëmtojë sistemin nervor dhe të shkaktojë probleme neurologjike dhe shëndetësore afatgjata.
Heq Azbestin
Eliminoni plotësisht fibrat e azbestit, të cilat mund të shkaktojnë dëme afatgjata për shëndetin, duke përfshirë rrezikun e kancerit.
Heq Plumbin
Largoni përfundimisht plumbin nga uji juaj – një ndotës i fshehur që mund të dëmtojë sistemin nervor dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Heq Hidrokarburet Aromatike (PAH)
Mbroni veten dhe familjen tuaj nga ndotjet industriale dhe gazrat toksike duke filtruar PAH-të nga uji, për një siguri optimale.
Këto janë disa nga ndotësit më të rrezikshëm që filtri ynë i largon me sukses. Në natyrë, njihen deri në 80 mijë substanca të dëmshme, ndërsa çdo vit planetit Tokë i shtohen rreth 2000 substanca të reja të dëmshme.
Filtri ynë, me teknologjinë më të avancuar për pastrimin e ujit, largon jo vetëm këto ndotës të përmendur më lart, por gjithashtu të gjitha ndotësit e tjerë, duke garantuar ujë të pastër dhe të sigurt për konsum.

Specifikat teknike të filtrit Imperial Plus nga Camelot
-
Gjatësia: 25 cm / Gjerësia: 25 cm / Lartësia: 30 cm
-
Jetëgjatësia e filtrit: 1 vit
-
Temperatura maksimale e funksionimit: 29.5C
-
Diametri i aftësisë së pastrimit në Micron: 0.1
-
Sasia e pastruesit të ujit (L): 15.000
-
Sasia e karbonit medicinal të ngjeshur aktiv: 850 gram
-
Fazat e pastrimit të ujit: 13
-
Intensiteti i filtrimit: 6 sekonda për litër
-
Teknologjia: Karboni medicinal i aktivizuar nga membranat e kokosit të cilësisë më të lartë, Imperial, Ultipor dhe N66.
Pyetjet e shpeshta
Na kontaktoni tani:

Kosovë
+383 48 560 100
Rruga Rexhep Mala 34,
Prishtinë, Kosovë